PD Duam kohe per te shqyrtuar programin qeverises

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike kërkon nga kryetari i ri i
Parlamentit Ilir Meta që t'i japë kohën e mjaftueshme opozitës së
djathtë për t'u njohur me programin qeverisës dhe më pas për ta
diskutuar atë në Kuvendin e Shqipërisë.
Në të kundërt, kryetari i kësaj force politike Lulzim Basha paralajmëroi se do të merren të gjitha masat në mbrojtje të atyre, që Basha i cilësoi si virtyte thelbësore të opozitës, transparenca dhe llogaridhënia. "Që në fillim të punimeve të kësaj legjislature opozita po përballet me një mendësi të vjetër, me një kulturë të vjetër komunikimi dhe tentativë për të shkelur parimet e sapopremtuara nga ana e kryetarit te Parlamentit Ilir Meta, për transparencë dhe për gjithëpërfshirje. Kjo maxhorancë që është sot, kur ishte në opozitë ka kërkuar deri në 10 ditë për çështje shumë më të thjeshta, ndërsa tani i mohon qytetarëve shqiptarë të drejtën për të dëgjuar një debat, një rrahje mendimesh mbi programin e qeverisë", tha Basha. Më herët ishte kryetari i komanduar i grupit të Partisë Demokratike, Edi Paloka, i cili para mediave akuzoi kreun e grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci për arrogancë të treguar në mbledhjen e konferencës së Kryetarëve. "Unë kërkova që grupit parlamentar të PD-së t'i jepet një kohë më e gjatë për t'u njohur me programin qeverisës, për t'u përgatitur dhe më pas për të zhvilluar debat për të. Ruçi, me arrogancë të plotë deklaroi që nuk është në tagrin e PD-së dhe të askujt për të vendosur se kur do të bëhet debati për programin qeverisës", tha Paloka, duke e konsideruar këtë qëndrim, si një metodë të vjetër. / Top Channel