Kundërshtohet kërkesa e Shkëlzen Berishës
Kosovë
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës hodhi poshtë dje ankesën e djalit të Kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha, ndaj gazetës kosovare Zëri. Bordi i këshillit të këtij organi shqyrtoi ankesën e Shkëlzen Berishës, që ka arritur në KMSHK përmes avokatëve të autorizuar, e që ka të bëjë me gazetën Zëri të datës 16 prill 2012, ku shkruhej se Shkëlzen Berisha ishte takuar me z. Vuk Hamoviç dhe z. Damir Fazliç me qëllim kinse pengimin e projekteve të interkonjeksionit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Ankuesi kishte kërkuar të përgënjeshtrohet kjo pjesë e artikullit dhe që redaksia të kërkojë ndjesë ndaj tij. KMSHK, sipas kërkesës së ankuesit, ka shqyrtuar vetëm pjesën ku bëhet fjalë për këtë takim dhe ka konstatuar se gazeta Zëri ka botuar përgënjeshtrimin e Shkëlzen Berishës menjëherë të nesërmen, me paralajmërim në faqen e parë të gazetës, duke e respektuar kreun IV të Kodit të Etikës, E drejta për tu përgjigjur.
Kundërshtohet kërkesa e Shkëlzen Berishës burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip Nga diktatura në demokraci