E Martë, 3 Nëntor 2026

Kundërshtoi policët bashkiakë teksa po hiqnin një banderolë, shoqërohet kandidati i PD-së në listën e Fierit

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, Fatjon Semanjaku, është shoqëruar sot në komisariat nga forcat e Policisë së Shtetit pas një përplasjeje me punonjës të policisë bashkiake në qendër të qytetit.

Ngjarja ndodhi pasi Semanjaku kundërshtoi heqjen e një banderole elektorale të vendosur nga strukturat e PD, duke akuzuar bashkinë për pengim të fushatës.

Për të shmangur përshkallëzimin e situatës, raportohet se forcat e policisë ndërhynë dhe e shoqëruan kandidatin demokrat në komisariat, ku pas disa minutash ai është lënë i lirë.

Partia Demokratike e cilësoi ngjarjen si një veprim me prapavijë politike dhe një tjetër dëshmi të presionit që, sipas saj, po ushtrohet ndaj opozitës në fushatë.

“Policia e Fierit me urdher Politik te Belinda Ballukut, ka shoqeruar ne Komisariat, Kandidatin e Partise Demokratike Fatjon Semanjaku, pse ben fushate dhe shperndan fletushka ne shesh”, thuhet në reagimin e PD.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›