E Martë, 3 Nëntor 2026

“Mos më prek me dorë”, momenti kur shoqërohet në polici kandidati i PD-së Fatjon Semanjaku

Kandidati i Partisë Demokratike, Fatjon Semanjaku, u shoqërua sot nga policia e Fierit pas një incidenti që ndodhi në qendër të qytetit në lidhje me shpërndarjen e fletushkave elektorale, sipas reagimit të PD.

Sakaq janë publikuar pamjet që tregojnë momentin e incidentit që ndodhi pasditen e sotme në qendër të qytetit të Fierit.

Pamjet tregojnë momentin kur disa efektivë të Policisë së Shtetit rrethojnë kandidatin e PD në sheshin qendror të qytetit, ndërsa ai shfaqet duke rezistuar verbalisht dhe fizikisht në disa çaste, para se të futet në makinën e policisë.

Gjatë shoqërimit u ka thënë policëve: ‘Mos më prekni me dorë’.

Sipas PD-së, ndalimi i kandidatit është pasojë e një “urdhri politik” për të frenuar aktivitetet e opozitës.

“Shoqërohet nga policia vetëm sepse po shpërndante fletushka dhe mbronte materialet e fushatë”, thuhet në reagimin e PD-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›