E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kundërshton vendimin e Apelit, Gjykata e Lartë shqyrton më 11 mars rekursin e Ervin Salianjit

Më 11 mars Gjykata e Lartë do të shqyrtojë rekursin e bërë nga ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, i cili kërkon rrëzimin e vendimit të Apelit të Tiranës, vëndim i cili e dënoi me 1 vit burg “për kallëzim të rremë”

Në rekursin e tij, përmes avokatit, Salianji kërkon që të rrëzojë vendimin e gjykatës së Apelit, i cili më 26 shtator 2024 vendosi që të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë ku togat e zeza e dënuan me një vit burg ish-ligjvënësin të akuzuar për kallëzim të rremë.

Salianji u dënua më 18 dhjetor 2019 me 1 vit burg në shkallën e parë.

Ndërkohë më 26 shtator të vitit të kaluar, Gjykata e Apelit vendosi lënien në fuqi të dënimit me 1 vit burg për veprën penale të kallëzimit të rremë për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ndërsa ky i fundit e quajti procesin të montuar dhe veten si të dënuar politik.

Prej 26 shtatorit të 2024-ës, Ervin Salianji ndodhet në burgun e Fierit duke kryer dënimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›