E Hënë, 2 Nëntor 2026

Të shtëna me armë në një shkollë në Suedi, 5 të plagosur! Autori në arrati

Të shtëna me armë janë regjistruar në një shkollë në Suedi, në qytetin Orebro.

Sipas mediave lokale, një person i paidentifikuar i cili nuk nuk është arrestuar ende, qëlloi me armë brenda shkollës duke plagosur pesë persona.

Gjendja shëndetësore e të plagosurve nuk dihet, ndërsa policia u bën thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg zonës së rrethuar.

Pamjet e publikuara nga brenda shkollës tregojnë nxënësit të grumbulluar nën tavolina.

At least five people have been shot at Risbergska School in Orebro, in southern Sweden, amid reports of a “shooting with an automatic weapon”.

Place your bets on who the attacker is… pic.twitter.com/Hw5mkOWYZJ

— ExpressGB ???????? (@expressgbnews) February 4, 2025

Drejtori Mattias Molin tha se shumë fëmijë u evakuuan.

“Unë nuk di më shumë se kaq. Nuk dimë ende asgjë”, shtoi ai.

“Nuk mund të them asgjë në këtë moment”, tha zëdhënësja e policisë, Sophia Jiglind./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›