E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kundërthëniet që dalin nga leximi i raportit mbrapsht i raportit të OSBE/ODIHR

18-08-2011 / Redaksionale

Dje opozita kish vendosur unanimisht të shkruante kundërthënien që bluan me shkrime nëpër gazeta afër nahijes së saj. Kreu i PS-së, Edi Rama ishte kthyer nga kryetar Partie në një editorialist që komentonte e interpretonte Raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet lokale të 8 majit. Mirëpo u deshën pak radhë për të kuptuar se Rama ka humbur jo vetëm kontaktin me realitetin, por mësuam se kish  humbur edhe delli publicistik, aq të veçantë të fillim viteve 90, që kishte mrekulluar edhe Lindën, siç e tha ajo vetë në intervistën e parë publike.
Afërmendsh një tjetër anëtar i opozitës, i kooptuari i PS-së Erjon Veliaj kish bërë një dacibao tek shekulli i ri, sipas modelit të Enver Hoxhës “kur e krijuam Partinë”, Erjoni i kish lakuar në shkrim “kur ngritëm murin në Tiranë”. Një krahasim bajat me 50 vjetorin e të ngritjes së Murit të Berlinit, për të thënë se “fajin e ka Saliu”. Erioni një llafazan 24 karat përballë kamerës është një publicist provincial, me një inventar prej 300 fjalësh tentonte të akuzon për ngritje muri kryeministrit Berisha, kur ky i fundit gjithë jetën e tij e ka investuar në shembjen e murit stalinist shqiptar që jo vetën ndante Shqipërinë nga Oksidenti, por edhe nga Lindja. Dhe Liberalizimi i vizave, anëtarësimi në NATO, bashkimi infrastrukturor e ekonomik me Kosovën është për meritë të këtij kryeministri dhe jo ish-kryeministrit Majko, që me 150 milion dollarë të mbledhura posaçërisht me një taksë për të ndërtimin e kësaj rruge shkuan për të mbyllur vrimat në buxhetit dhe paguar pagat e qeverisë Nano.
Po në këtë përditshme me faqosje të ndërlikuar kish shkruar edhe zysh Vasilika Hysi, që serbes sillte versioni femër  të mendimeve të kryetarit Rama – duke komentuar dokumentin e përgatitur nga bashkëpunëtorët në të Tiranë të z. Stonestreet, kreu i OSBE-së. znj. Hysi thotë se kish lexuar 36 faqe të raportit “Në raportin 36 faqesh janë analizuar nga pikëpamja ligjore shumë aspekte të proceseve zgjedhore” (Gazeta Shekulli). Mirëpo raporti kish 34 faqe, dhe ku i gjeti 2 faqe tepër znj.Hysi? Me siguri se ka lexuar fare. Kurse në gazetën Shqip kish shkruar edhe deputetja Mimi Kodheli, që shkruan “raporti i OSBE/ODIHR-it doli dhe në vetëm 5 faqe objektivitet (nga 30 të shkruara gjithsej), janë listuar shumë nga shumë më tepër parregullsi, moskoherencë, shkelje, paqartësi”.
Mirëpo e vetmja paqartësi  dhe shkelje është inkoherenca e deputeteve socialiste jo vetëm me përmbajtjen e raportit, por edhe me vetë formën e këtij dokumenti shumë objektiv. A mos vallë kanë lexuar ndonjë raport të viteve të kaluara këta deputetet socialiste sepse s’ka mundësi që njëra bën be-rrufe se janë 36 faqe raport, kurse tjetra bën edhe ajo be-rrufe se janë 30 gjithsej.
Gjithashtu po dje kishin shkruar edhe Ditzi Bushati që fliste për rrethimin ekonomik dhe për sirena alarmi, dhe shante familjen e kryeministrit Berisha. Me një zell të paparë këto shtojca të Ramës janë shumëfishuar këtë verë për shtyp, me intervista dhe shkrime për të dhënë mesazhe allasoj politike.
Sakaq nëse ky investim për shtyp është edhe paradhoma e kursit të ri, atëherë më pak fjalë mund të themi se kursi i ri do të jetë një parafabrikat politik, aq i shëmtuar, saqë për të jetuar brenda do të duhet të kërkojmë një opozitë tjetër, më dinjitoze dhe më serioze.  Do të ishte në nderin e opozitës të kthehej në vendin që i takon në Kuvend, aty ku flasin politikanët dhe kthimin e politikanëve në gazetarë dhe publicistë.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›