Kundrejt politikes se rrejshme morale
Nga Bujar Plloshtani
Duhet shkoqur ta dime se cfare kerkoj une nga politikani ne radhe te pare ai te spostohet nga fjala qe vesh gjykim demagogjik dhe e dyta te heqe dora perfundimisht nga perfitimi i paligjshem por te thellohet me teper ndaj veprimit te ndergjegjshem mbi te miren e shoqerise. Kur politika te thellohet ne bazen e arsyes kritike mbi planin e qeverisjes se shtetit atehere e drejta dhe ligji do te vecohen kryesisht nga fjala demagogjike dhe per me teper do te kontribuoje ne planin pertej se mires se shoqerise duke e spastruar nga iluzionet e perditshme. Kjo kerkese mbetet vetem nje ide utopike dhe e perkohshme. Duhet te perendoje politika amorale me dhe te zgjoje interes te vazhdueshem me shume ndaj realitetit njerezor se sa iluzioneve te perditshme. Por vertet une konsideroj se gjykimi politik yni mbetet ende jashte vullnetit te realitetit njerezor dhe per me teper eshte i angazhuar ne konceptin imagjinar duke na mbushur koken ne njerezve te rendomte me fjale dhe filma. Duhet te jete mjaft me
Ende mungon kultura e mendimit mbi politiken etike. Nuk ka sot njerez real qe gjykojne permes parimit te arsyes kritike por ka kafshe irracional qe kalkulojne ide fantazmash per politiken duke bere loje te hidhur mbi fatet e caktuara shoqerore. Ky percaktim politik qe kemi rastisur te shohim keto vitet e fundit te jep bindjen se ende jetojme me joshjen e brendise se tjeterkujt duke u bere pakuptim heronj mbi kataklizmen e pergjithshme politike jo morale. Ketu duhet te kete nje zhveshje nga morali i rreme politik. Mjaft kemi perseritur moralin neper qeverisje dhe premtime aty ku arsyeja mbetet e zprazur krejtesisht. Nuk mund te degjojme tek na premtojne moralin politik nga kafshe irracional se vertet digjemi dhe demtohemi terthorazi ne kohe reale. Shpeshhere une jam i mendimit se aty ku mungon kultura e mendimit mbi politiken pluraliste kurrsesi madje e them kaq hapur se nuk mund te kete asnjehere shprehje reale mbi shoqerine dhe shtetin qe te zhvillohen drejt mireqenies se vertete.
Njeri jeton ne kurriz te tjetrit njeri perparon ne dem te tjetrit. Te gjitha epokat e medha te kultures jane epoka te dekadences politike ajo qe ka qene e madhe ne kulture ka qene gjithnje jo politike madje antipolitike8230 shprehet filozofi gjerman Friedrich Nietzsche. Kete qe shpreh Nietzsche nuk eshte shprehje e nihilizmit por nje e vertete e kohes qe ndofta ndokujt i djeg. Tek e cila po shohim nje perseritje te dekadences se kultures dhe shkences pikerisht ne kohen kur politika mbeshtet gjykimin e saj mbi parimet e moralit imagjinar per te perfituar ne kurriz te njerezimit. Nje betim i tyre krejt i palogjikshem me theks te vecante demagogjik perfundimisht te shpie ne humnere paradoksale. Mirepo populli ose shoqeria kategorikisht sduhet tu besoje fjaleve te tyre me gjykim kinse moral sepse keshtu ne biem fshehtesisht ne kontradikte me kohen. Duhet shmangur me cdo kusht kjo lloj politike qe fryn ne kete koncept imagjinar sepse keshtu behemi dora e zeze e tyre qe na vret papritur. Une jam i mendimit se politika duhet te zhvishet me nga koncepti i moralit imagjinar ketu bejne pjese te gjitha partite politike te sotme sepse duke premtuar per hir te fjales dhe etikes keshtu me teper rritet dekadenca shpirterore ku njerezimi ende mund te thellohet ne besimin duke u permbysur pa e diktuar thelbesisht. Kjo bindje e tyre politike qe une e quaj thjesht nje loje taktike mbi fatin e njerezimit eshte e hidhur per mbare shoqerine. Andaj kerkoj nga politikani te heq dore nga koncepti moral imagjinar duke perfituar ne kohe por te servoje shprehjen dhe veprimin e ndergjegjshem mbi te miren e shoqerise.
Pulchrum est paucorum hominum Horace 8211 bukuria u perket pak njerezve Horaci. Politika nuk eshte edukim i larte por prioritet ku me ane te veprimeve politike gati se perhere jane deshmuar gjera ta shemtuara kundrejt njerezve te caktuar. Politike shigjetuese ose hakmarrese. Nderkaq edukimi i larte u perket pak njerezve qe kontribuojne ne vleren e perbashket per hir te gjitheve. Andaj politikani nuk do mundet te behet asnjehere e madherishmja te pakten ketu tek vendet Ballkanike sepse e bukura nuk qendron mbi ceshtjen por vetem mbi nevojen e domosdoshme shpirterore.
Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme