E Shtunë, 31 Tetor 2026

Negociata por per cfare

Valon Murati

Ne cfare bisedimesh eshte futur Kosova me Serbine

Valon Murati

Ne jemi futur ne bisedime teknike me Serbine ndersa Kosova ka pasur nevoje te futet ne bisedime te pastra politike me te.

Ne jemi futur ne bisedime praktike me Serbine perderisa te gjitha marreveshjet praktike e kane te veshtire te zgjidhen pa marreveshje politike.

Ne jemi futur ne bisedime tekniko-praktike me Serbine te cilat ne te vertete do te kene efekte politike qe do ti ndiejme vetem me vone.

Ne jemi futur ne bisedime tekniko-praktike me Serbine te cilat bisedime 6-pikeshin e Ban Ki Munit po na e shnderrojne ne 20 e me shume pikesh te Kuperit.

Ne kemi pasur nevoje te bisedojme me Serbine per ceshtjet madhore te cilat kane mbetur pezull ne mes te dy vendeve dhe popujve per Leposaviqin Zubin Potokun dhe Zvecanin ne njeren ane dhe per Presheven Medvegjen dhe Bujanocin ne anen tjeter. Me zgjidhjen e ketyre problemeve politike problemet teknike dhe praktike do te zgjidheshin lehte.

Ne jemi futur ne bisedime teknike me Serbine per hater dhe per interes te BE-se pa ia bere te qarte BE-se se ne si Kosove kemi nevoje te bisedojme me Serbine por jo per interes te BE-se por para se gjithash per interes tonin.

Ne jemi futur ne bisedime me Serbine pa asnje konsensus politik ne vend duke e injoruar rolin e Kuvendit pa platforme te qarte politike dhe ashtu sic po del qe ne ditet e para te papergatitur edhe profesionalisht se paku per ceshtjet teknike dhe praktike qe do te bisedohen.

Ne jemi futur ne bisedime me Serbine edhe pse opozita e cila kesaj radhe ishte e fuqishme se paku numerikisht dhe e cila perfaqeson ne kete rast edhe shumicen shqiptare ishte kunder rezolutes te propozuar nga partia ne pushtet qe e autorizon qeverine per bisedimet.

Ne jemi futur ne bisedime me Serbine duke pasur objektiv kryesor ti kenaqim interesat e miqve nderkombetare e ne rruge e siper mos po na e hedhin ata si shperblim nje cope ashti ne fund te ketyre bisedimeve e jo zgjidhjen e kontestit shekullor shqiptaro-serb qe do ti rehatonte qytetaret e te dyja vendeve.

Ne jemi futur ne bisedime teknike dhe praktike me shpresen se tere procesin prape do ta udheheqin miqte nderkombetare si ate ne Rambuje ashtu edhe ne ate ne Vjene.

Ne jemi futur ne bisedime duke harruar se qofshin ato edhe teknike e praktike se ne si shtet duhet te jemi me te pergatitur e te mos presim qe ti kemi te gatshme ne tavoline nga miqte nderkombetare te gjitha zgjidhjet si dikur Planin e Ahtisarit Kushtetuten e Kosoves dhe dhjetera e qindra ligje te hartuara nga ta.

Ne jemi futur ne bisedime me Serbine per ceshtje teknike dhe praktike qe mund te rezultojne jo me nje marreveshje qe do te ratifikohej ne Kuvend por me nje varg marreveshjesh te vogla teknike te cilat nuk do te kene nevoje te futen fare ne proceduren parlamentare d.m.th. do ta bishtnojne ate.

Ne jemi futur ne bisedime ne te cilat ato marreveshje te vogla teknike dhe praktike mund ta jetesojne pa emer pa marreveshje dhe pa vendim nje autonomi per veriun e Kosoves dhe e cila do ta permbante edhe veriun e qytetit te Mitrovices nga ku jane debuar mbi 12.000 shqiptare. Kjo lloj autonomie pa emer do te mund te caktonte neser nje kufi te ri ne mes te Kosoves dhe Serbise 8211 dhe ate mbi lumin Iber duke e ndare ne dysh qytetin e Mitrovices.

Ne jemi futur ne bisedime teknike dhe praktike pa kerkuar qe ato marreveshje te vogla teknike dhe praktike qe arrihen per veriun e Kosoves te zbatohen edhe per Presheven Buanocin e Medvegjen.

Ne jemi futur ne bisedime duke e injoruar Presheven Bujanocin dhe Medvegjen te cilat nen shtypjen e eger serbe neser-pasneser do te mund te rrezikoheshin te humbeshin krejtesisht si vendbanime shqiptare. Deri dje kur kishim nevoje per to Presheva Bujanoci e Medvegja ishin krah i Kosoves sot nga garniturat udheheqese po konsiderohen barre e saj.

Ne jemi futur ne bisedime duke pasur nje pozite e cila ndonese nuk eshte e fuqishme me numra po vazhdon te sillet indiferente ndaj nevojes per konsensus politik dhe nje opozite e cila me shume se per interesat e vendit po mendon per perfitimet e veta partiake nga deshtimet dhe gabimet e pozites.

Ne po hyjme ne nje cikel bisedimesh te cilat mund edhe te deshtojne edhe te jene te suksesshme por te cilat domosdo do te prodhojne tensione te medha brenda shoqerise me rreziqe shperthimi.

Menyra sesi jemi futur ne keto bisedime teknike dhe praktike me Serbine deshmon per papjekurine e demokracise sone si shoqeri si dhe mungesen e vizionit sesi duhet te zgjidhen problemet themelore te ketij vendi.

Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme LidhjeValon Murati

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›