E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kungulleshka-jahni me vaj

Grijmë hollë qepët, dhe i hedhim në tenxhere për t'i skuqur mirë me vaj, pastaj shtiem aty edhe domatet e prera copa-copa të vogla, si dhe ujin e nevojshëm , kripën, piperin dhe majdanozin e grirë.

Si të kenë marrë valë, hedhim edhe kungujt e njomë, të prerë copë-copë, në madhësi të një gishti të vogël.

E mbulojmë tenxheren dhe i lëmë të ziejnë në këtë mënyrë derisa të të mbeten me një salcë të trashë

Nevojiten: 1 kg kunguj,130-150 ml vaj,3-4 qepë mesatare, ½ kg domate të freskëta, 3-4 lugë gjelle majdanoz të grirë, kripë, piper dhe ujë sa duhet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›