Kuotat e pranimit dhe tarifat për fakultetet e dyta
12/11/2009 Shpërndarja e kuotave sipas degëve që do të ofrojnë këtë cikël studimesh për 2009-2010
Përcaktohen kuotat dhe tarifat e shkollimit për kandidatët që kanë mbaruar një fakultet, por duan të vijojnë edhe një tjetër pranë universiteteve publike për këtë vit akademik. Sipas skemës së përcaktuar, pranë Universitetit të Tiranës do të ofrohen rreth 144 kuota pranimi, të cilat do t’i gjeni të detajuara sipas tabelës së mëposhtme për të gjitha degët që do të ofrojnë këtë lloj studimi. Njëkohësisht edhe universitetet në rrethe do të ofrojnë kuota studimi për fakultetet e dyta. Aplikimet bëhen pranë secilit fakultet, ku kandidati i interesuar dorëzon dosjen me dokumentet e kërkuara. Tarifat e ndjekjes së këtyre studimeve, ndryshe nga viti i kaluar, do të jenë disa herë më të larta. Kjo veçanërisht për degët që ofrohen pranë universiteteve në kryeqytet, siç është ai Politeknik apo Universitetin e Tiranës, ku taksa e ndjekjes së vitit akademik do të variojë nga 270 mijë lekë më e larta, në 50 mijë më e ulëta. Për zgjedhja e kandidatëve që do të ndjekin këtë cikël studimesh po bëhet nga komisione të caktuara, që janë ngritur pranë çdo fakulteti në përputhje me kriteret e pranimit të përcaktuara për këtë vit. Me mbylljen e procesit të selektimit të kandidatëve fitues, komisionet publikojnë listat me emrat e fituesve sipas kuotave të miratuara për çdo program. Ndërsa gjatë javës së ardhshme pritet të nisë zyrtarisht procesi mësimor në këto degë. Përjashtohen nga detyrimi për derdhjen e taksës së regjistrimit studentët e shkëlqyer. Ligji i arsimit të lartë përcakton se për t’u pranuar në një program të dytë studimi kandidati duhet të zotërojë diplomë të nivelit të parë ose diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar ekuivalente me të. Të gjitha programet e studimit të ciklit të dytë realizohen me 120 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është dy vjet akademikë. Kur për një program studimi të ciklit të parë vlerësohen të pranueshme jo më pak se 120 kredite, struktura akademike përgjegjëse përcakton disiplinat në të cilët studenti duhet të bëjë plotësimin e krediteve të mangëta (debiteve të formimit). Në çdo rast numri maksimal i krediteve të mangëta për t’u plotësuar nuk duhet të kalojë 60 kreditet. Njihen si kredite të realizuara për një program studimi të ciklit të dytë, kredite të fituara në programet “master” i nivelit të parë, por jo më shumë se 12-15 kredite, ndërkohë që nuk njihen si kredite të realizuara ato të fituara në çdo lloj programi të ciklit të parë.