Zbulohet në shqipëri, makina e Genaro Gatuzo
12/11/2009 Ishte vjedhur në Itali
TIRANE- Futbollisti i Milanit Genaro Gatuzo, prej kohësh kishte humbur shpresat për gjetjen e makinës së tij “Range Rover”, mirëpo ditën e djeshme një patrullë e policisë shqiptare, ka mundur ti bëjë një dhuratë tepër të çmuar, yllit Milanez. Ka mjaftuar një kontroll rutinë, që dy efektivë të policisë rrugore të marin dhe analizojnë të dhënat e një automjeti luksoz, i cili pas verifikimeve rezultoi se i përket futbollistit të Milanit Genaro Gatuzo. Burime nga policia bëjnë të ditur se makina tip “Range Rover” është kapur në kryeqytet me targa TR 0056 P, ndërsa targat origjinale të makinës janë CW 542 YG. Aksioni u finalizua këtë të mërkurë nga skuadra e Antitrafikut të Tiranës, ndërsa mësohet se automjeti ka hyrë në territorin shqiptar nga shtetas italianë. Lidhur me këtë çështje prokuroria ka nisur hetimet për të zbuluar rrjetin e grabitësve dhe falcifikatorëve të targave dhe ciklimit të automjeteve.