E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuotat në universitete, këtë vit pranohen 31 mijë studentë

Pranimet ne UniversitetMbledhjen e parë të Qeverisë, pas shpalljes së rezultatit paraprak të zgjedhjeve të 23 qershorit, dhe pas deklaratës së tij për dorëheqje nga të gjitha postet drejtuese të PD-së, kryeministri Berisha ia ka dedikuar universiteteve dhe projektit TAP. Dje Këshilli Ministrave i drejtuar nga z. Berisha miratoi vendimin për kuotat dhe tarifat e reja në universitetet publike të vendit për vitin akademik 2013-2014.
Kuotat
Këtë vit do të pranohen plot 31 mijë e 30 studentë në universitetet publike, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë. Kuotat do të ndahen sipas programeve të studimit, ku 30 mijë e 130 kuota janë miratuar për programet e studimit të ciklit të parë, si dhe për programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë; 300 kuota për program të dytë studimi, 500 kuota për transferim studimesh dhe 100 kuota për shtetasit e huaj. Gjithashtu në vendim sqarohet se 29 mijë e 390 kuota pranimi do të jenë për kandidatët brenda territorit të vendit; 700 kuota për shqiptarët nga trojet jashtë kufijve të vendit; 20 kuota për të verbrit (të veçanta), si dhe 20 kuota të tjera për romët dhe ballkanoegjiptianët.
Trojet
Kuotat e pranimit për programet e studimit të ciklit të parë, të këtij vendimi, ndahen ndërmjet kandidatëve shqiptarë, të trojeve jashtë kufijve të vendit: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë. Rishpërndarja e këtyre kuotave kryhet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Shqipërisë, sipas propozimeve nga Ministritë e Arsimit dhe autoritetet përgjegjëse respektive. Në bazë të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe shkencës, kandidatët nga Republika e Kosovës aplikojnë direkt në institucionet publike të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, në programe të studimit të ciklit të parë me kohë të plotë. E njëjta procedurë ndiqet edhe për kandidatët nga Republika e Maqedonisë, nga Republika e Malit të Zi dhe nga Prefektura e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës. Kriteret e vlerësimit dhe të pranimit të tyre në këto programe studimi përcaktohen nga vetë institucionet publike të arsimit të lartë dhe bëhen të njohura në median e shkruar dhe elektronike për të gjithë kandidatët e interesuar. Kuotat e pranimeve për shtetasit e huaj, që do të studiojnë në institucionet publike të arsimit të lartë të Republikës së Shqipërisë, administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Ato shpërndahen në bazë të marrëveshjeve dy- apo shumëpalëshe, si dhe në bazë të kërkesave individuale, të paraqitura në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës nga persona të interesuar.
Tarifat
Paralelisht me kuotat Qeveria ka miratuar dje edhe tarifat vjetore të shkollimit për studentët që regjistrohen në vitin e parë në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të plotë, si dhe në programet e integruara të studimit të ciklit të dytë me kohë të plotë, për vitin akademik 2013 2014. Kandidatët, që fitojnë të drejtën për të ndjekur një program studimi të ciklit të parë në institucionet publike të arsimit të lartë në vitin e ri akademik 2013 – 2014, si dhe studentët, që ndjekin ciklin e parë të studimeve dhe që vijnë nga shtresat sociale, si: personat që nuk shikojnë/personat që nuk dëgjojnë, invalidët e punës dhe fëmijët e tyre, invalidët, paraplegjikë dhe tetraplegjikë dhe fëmijët e tyre, jetimët, studentët, të cilëve njëri nga prindërit i është ndarë nga jeta dhe familjet e tyre përfitojnë ndihmë ekonomike nga njësitë e qeverisjes vendore dhe ata që vijnë nga familje në nevojë, fëmijët romë, ballkano – egjiptianë, fëmijët nga prindër të dënuar politikë me heqje lirie, fëmijë të policëve dhe të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të rënë ose të plagosur për shkak të detyrës, të prekurit nga sëmundja HIV-AIDS përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit. Studenti i nënshtrohet vetëm një tarife vjetore shkollimi. Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës, i nënshtrohet tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik, në të cilin vazhdon studimet.
Transferimet
Në çdo program studimi në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë në vitin akademik 2013 – 2014, 3 (tre) studentët e vitit të parë, me rezultatet më të larta në plotësimin e kritereve të pranimit (pikët e fituara në sistemin meritë – preferencë), në programin e studimit përkatës, përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit. Transferimet e studentëve në numrin përkatës të kuotës së përcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës bëhen nga vetë institucionet publike të arsimit të lartë, sipas kritereve të përcaktuara në aktet nënligjore dhe në statutin e rregulloret e tyre. Studentët, që transferojnë studimet nga një program studimi apo nga programe të mëparshme studimi të ciklit të parë në një program tjetër studimi në institucionet publike të arsimit të lartë, i nënshtrohen tarifës së përgjithshme vjetore të shkollimit të programit të studimit përkatës, në të cilin ata kanë kërkuar të transferojnë studimet.

31
mijë e 30 studentë pritet të pranohet këtë vit të ri akademik (2013-2014) në universitetet publike shqiptare

30
mijë e 130 kuota janë miratuar për programet e studimit të ciklit të parë, si dhe për programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë

29
mijë e 390 kuota pranimi do të jenë për kandidatët brenda territorit të vendit dhe 700 kuota për shqiptarët nga trojet jashtë kufijve të vendit

300
kuota janë miratuar për program të dytë studimi, 500 kuota për transferim studimesh dhe 100 kuota për shtetasit e huaj

Maturantët, do ketë dy raunde fituesish, me formularët A2 dhe A3
Pranimi i studentëve në institucionet publike të arsimit të lartë do të bëhet nëpërmjet parimit meritë – preferencë dhe do të kryhet në dy raunde (me dy formularët A2 dhe A3). Shpërndarja e fituesve në programe të ndryshme studimi, të ofruara nga institucionet publike të arsimit të lartë, do të bëhet në mënyrë të informatizuar, duke u mbështetur në rezultatet e shkollës së mesme, të Maturës Shtetërore (merita), si dhe të përzgjedhjes së programeve të studimit (preferenca), të bërë nga vetë kandidati/ja. Raundi i parë (aplikimi me formularin A2) zhvillohet në dy faza: regjistrimi on-line dhe dorëzimi i dokumentacionit shtesë pranë institucioneve të arsimit të lartë publik ku janë shpallur fitues. Kuotat, që mbeten të parealizuara për çdo program studimi pas aplikimit me formularin A2, rishpërndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bazë të propozimeve të institucioneve publike të arsimit të lartë. Në raundin e dytë kanë të drejtë të marrin pjesë të gjithë maturantët/kandidatët që kanë konkurruar në raundin e parë me të njëjtën renditje preferencash të atij raundi, me përjashtim të: fituesve të preferencës së parë të cilët janë regjistruar në këtë program studimi; maturantëve/kandidatëve të cilët nuk kanë kërkuar vazhdimin e konkurrimit për preferenca më të larta gjatë regjistrimit on-line dhe që rezultojnë të regjistruar në programin e studimit të preferuar. Formulari A3 përfshin programet e studimit të ofruara nga institucionet publike të arsimit të lartë me kuotat respektive të shpërndara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Kanë të drejtë të plotësojnë formularin A3 të gjithë kandidatët, të cilët: kanë marrë pjesë dhe kanë rezultuar

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›