E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kupa FA: Chelsea mund City-n, kalon në finale

Në një mjedis të shkëlqyer në Wembley, Manchester City sheh ëndrrën e fitimit të ‘Grand Slam’ (suksesin ‘katërfish’), e cila është ekuivalente me triumfin në Premier, Champions League, League Cup dhe FA Cup, ku është ndalur një hap larg finales: falë një Chelsea të shkëlqyer, i cili fiton të tetën e nëntë gjysmëfinaleve të fundit të luajtur në këtë kompeticion.

Blutë fillimisht manovrojnë, por City godet në kundërsulm: një kombinim midis Gabriel Jesus dhe De Bruyne, por që është problem i vogël për Kepa. Sidoqoftë, mundësia e parë e madhe për shënim ishte për njerëzit e Tuchel, në minutën e 19-të: James krosoi nga e djathta në shtyllën e largët për Chilëell, i cili goditi me të majtën, por pa saktësinë e duhur. City e ka të vështirë të shkaktojë problem për kundërshtarin, pavarësisht Sterling dhe Gabriel Jesus, të cilët duken të shpejtë dhe me inisiativë, por  praktikisht nuk rrezikojnë.

Përkundrazi. Një e djathtë nga James gati i dha 1-0 Chelsea: topi fërshëlleu shtyllën nga e djathta e Steffen dhe përfundoi në pjesën e poshtme. Një lajm i keq për Guardiola në minutat e para të pjesës së dytë. De Bruyne ankohet për dhimbje në kyçin e këmbës së djathtë pas një përplasje me Kanté dhe shembet në tokë. Nuk mundi të vazhdojë, Foden hyn në vend të tij. Në minutën e 55-të, Chelsea  zhbllokon rezultatin: Ëerner dhe  Mount krijojnë mundësinë për Ziyech, i cili depoziton topin në portë.

Edhe njëherë Ziyech, që ka mundësinë për të dyfishuar, por Steffen arrin të bllokojë. Në 70’, në një goditje këndi nga Foden, spondi i Rodrit gjen Dias, por nuk e kornizon portën nga një pozicion i shkëlqyer. Rodri dhe Sterling humbin një shans të mirë secili në finale. Nuk ka më kohë, Chelsea siguron finalen e 15-të të FA Cup në histori. Më 15 maj ata do të përballen me fituesen e Leicester-Southampton, që do të ndeshen nesër në mbrëmje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›