Kupa, Lushnja – Tirana 2-2Tirana, finaliste e sezonit të kaluar, e mbylli pjesën e parë në avantazh të dy golave

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) – Lushnja, falë një goli të realizuar nga kapiteni Gentian Çela në minutën e 94-t, ia doli ta mbyllë në barazim 2-2 sfidën me Tiranën, në takimin e vlefshëm për ndeshjen e parë të turit të dytë të edicionit të 58-të të Kupës së Shqipërisë. Tirana, 13-herë fituese e Kupës dhe finaliste e sezonit të kaluar, e mbylli pjesën e parë në avantazh të dy golave me gola të realizuar nga Migen Memelli (27’) dhe Arbër Abilaliaj (35’). Lushnja shënoi golin e parë në minutën e 46-të me anë të Alban Bizhytit dhe barazoi rezultatin me anë të Gentian Çelës në minutën e katërt shtesë.
Numri i klikimeve - 6452
E Merkure, 25 Nentor 2009