E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa, Teuta – Vllaznia 1-0


Teuta hodhi një gjysmëhapi drejt finales së 10-të saj në Kupën e Shqipërisë, pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale në “Niko Dovana” kundër Vllaznisë, që nga ana e saj e mbylli takimin me nëntë lojtarë. Golin e artë të Teutës e shënoi kapiteni Vangjel Mile në limitin e pjesës së parë.

Pjesa e dytë shfaqi një Vllazni më të impenjuar, por edhe skena dhune, kur mbrojtësi i Teutës, Erjon Dushku dhe mbrojtësi malazias i Vllaznisë, Zlejko Mrvaljeviç, pas një sherri midis tyre u ndëshkuan me kartonë të kuq në minutën e 56-të nga gjyqtari Kridens Meta.

Gjashtë minuta më pas, në të 62’ u ndëshkua edhe anglezi i Vllaznisë, Xhejms Feniks për sjellje të pahijshme ndaj arbitrit u ndëshkua me karton të kuq. Sulmuesi Mirel Çota shpërdoroi një rast të arrë pas një asisti të Bledar Hodos në munutën e 40-të.

Takimi i kthimit në “Loro Boriçi” duket një mision jo i lehtë për Vllazninë për të arritur për herë të 13-të në finale. Skuadrës së Martinit i duhet të fitojë me dy gola diferencë, pas çdo lloj fitoreje me një gol diferencë e me gol të Teutës në Shkodër kualifikon Teutën. Raporti i kualifikimeve midis dy skuadrave janë 4-4.


Teuta – Vllaznia 1-0
Shënues: Vangjel Mile
Kartonë të kuq: Dushku 56’/ Mvraljeviç, 56’, Feniks 62’


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 24 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›