E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri i Milanit: Kemi kualitet për të arritur tek titulli kampion i Seria A

Trajneri i skuadrës së Milanit, Leonardo, u shpreh sot për mediat se skuadra e tij nuk bëri asgjë në ndeshjen e djeshme, ku ekipi i tij humbi kundër ekipit të Parmës me rezultatin 1 me 0. “Në pjesën e parë nuk krijuam raste për shënim, kurse në të dytën nuk i shfrytëzuam ato pak raste që krijuam”, deklaroi trajneri i Milanit. Duke vijuar më tej fjalën e tij, ai tha se kjo humbje është lënë pas nga ekipi i tij, që ka filluar të mendojë për ndeshjen e radhës. “Duhet të qëndrojmë të qetë, sepse i kemi kualitetet për të arritur tek titulli. Jemi në vendin e dytë, sëbashku me ekipin e Romës, që është gjithmonë në ngritje. Do jetë një luftë e ashpër deri në fund të kampionatit, dhe shpresoj të bëj realitet ëndrrën e tifozëve kuqezinj për titullin e Seria A”, përfundoi deklaratën e tij, Leonardo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›