E Diel, 1 Nëntor 2026

Kupa, Tirana para misionit “Lushnja”Raporti aktual i kualifikimeve midis dy ekipeve është: 9 Tirana, 1 Lushnja

Rrjetet sociale:


(ALBANIA SPORT) – Tirana është para një testi jo të lehtë me Lushnjën në ndeshjen e kthimit të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Ndeshja e parë në “Roza Haxhiu” përfundoi në barazim 2-2.

MEMELLI

Lajmi i fundit nga kampi i Tiranës është pezullimi i sulmuesit Migen Memelli nga trajneri Alban Tafaj, autori i një goli në ndeshjen e zhvilluar në Lushnjë, ndërkohë që shënuesi tjetër bardheblu ishte Arbër Abilaliaj. Për lushnjarët shënuan Alban Bizhyti dhe Gentian Çela.

REZULTATET
Në fakt, Tiranës i mjaftojnë edhe barazimet 0-0 apo 1-1 për të kualifikuar për herë të 10-të në përballjet direkte me Lushnjën, apo çdo lloj fitoreje pavarësisht nga rezultati. Lushnjës i duhet të fitojë ose të barazojë minimalisht 2-2, për ta çuar ndeshjen në gjuajtjen e penalltive.

KUALIFIKIMET
Raporti aktual i kualifikimeve midis dy ekipeve është: 9 Tirana, 1 Lushnja, ndërsa i ai 20 ndeshjeve midis tyre: 13 fitore Tirana, 3 barazime dhe 4 fitore Lushnja.

RRUGA
Në rrugën drejt 1/8-ave, Tirana kaloi Luzin, teksa humbi jashtë ndeshjen e parë 3-1 dhe e fitoi të dytën në kryqytet 3-0. Lushnja eliminoi ekipin e Burrelit, ndeshja e parë 0-0 në Burrel dhe ajo e kthimit në “Roza Haxhiu” 3-1.

HISTORIA
Takimi i parë midis dy ekipeve është zhvilluar, më 12 shkurt të vitit 1963 në Lushnjë. Tirana fitoi 3-0. Takimi i fundit në Tiranë është fituar nga bardheblutë me rezultatin 5-0, me pesë gola të shënuar nga Migen Memelli.

TROFETË
Tirana e ka fituar 13 herë Kupën e Shqipërisë, e fundit në edicionin 2006-2007 dhe ka humbur 8 finale. Lushnja nga ana e saj ka qenë 3 herë finaliste, por pa e fituar asnjëherë atë.

SITUATA
Në kampionatet përkatëse, Tirana renditet e katërta në Superligë, ndërsa Lushnja renditet e treta në Kategorinë e Parë.

KUPA E SHQIPËRISË
TURI I DYTË
NDESHJA E PARË

Lushnja-Tirana 2-2
Shënues: Bizhyti 46’, Cela 94’  / Memelli 27’, Abilaliaj 35’

Numri i klikimeve - 968
  E Marte, 08 Dhjetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›