Dinamo, para testit të dytë me BylisNe ndeshjen e pare Bylisi fitoi 1-0 në “Adush Muça” me një gol të realizuar nga Armando Gega në minutën e 27-të

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) – Bylis, kryesuesja e Kategorisë së Parë, është e vetmja skuadër që ka mundur gjatë këtij sezoni futbollistik Dinamon, dominuesen absolute të Superligës, kur të dyja skuadrat më të mirat në kompeticionet përkatëse u ballafaquan në ndeshjen e parë të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë.
NDESHJA E PARË
Bylisi fitoi 1-0 në “Adush Muça” me një gol të realizuar nga Armando Gega në minutën e 27-të, në takimin e vetëm historik midis dy klubeve në Kupën e Shqipërisë.
ÇERKEFINALET
Tashmë Dinamos i duhet të fitojë minimalisht me dy gola diferencë për të siguruar kalimin për herë të 44-t në çerekfinalet e edicionit të 58-të Kupës së Shqipërisë. Bylis nga ana e tij ka marë pjesë vetëm dy herë.
RRUGA
Ballshiotët e Ilir Spahiut eliminuan Turbinën në turin e parë (0-1, 3-0), ndërkohë që blutë e Shkëlqim Muçës u kualifikuan pas dy fitoreve me Mamurrasin (3-2, 2-0), kryesuesen e grupit të Veriut në Kategorinë e Dytë.
TROFETË
Dinamo është 13 herë fituese e Kupës së Shqipërisë dhe ka qenë në finale 18 herë (5 të humbura), ndërkohë që Bylisi nuk ka shkuar kurrë as në gjysmëfinale.
KUPA E SHQIPËRISË
TURI I DYTË
NDESHJET E PARA
Grupi A
Bylis-Dinamo 1-0
Shënues: Gega 27’
Numri i klikimeve - 969
E Marte, 08 Dhjetor 2009