E Diel, 1 Nëntor 2026

Kupa, Turi I, Tomori -Vllaznia 0-418-vjeçari Bekim Bala ka shënuar 6 gola në harkun e tri ditëve ne tri kompeticione te ndryshme. Nje rekord origjinal per futbollin shqiptar

Rrjetet sociale:

Një tripletë e sulmuesit të talentuar shkodran, 18-vjeçarit Bekim Balaj (32’, 64’ e 74’), e shoqëruar edhe me një gol të kosovarit Fetim Kasapi (83’), i siguruan një fitore komode 0-4 Vllaznisë ndaj Tomorit në Berat, duke e mbyllur brenda 90 minutave të parë kualifikimin e 9-herë fituesve të Kupës së Shqipërisë.

Ajo që vlen të veçohet nga ajo ndeshje pa histori midis dy skuadrave me emër në Shqipëri është fenomeni “Balaj”.

Bekimi ka shënuar 6 gola në harkun e tri ditëve: 2 me Vllazninë në fitoren 2-0 në kampionat me Shkumbinin (java e 7-të, të dielën, më 18 tetor), 1 gol në miqësoren e Kombëtares U-19 me Qipron (1-1, më 20 nëntor) dhe 3 gola në ndeshjen e Kupës kundër Tomorit (0-4, më 21 nëntor).

Një rekord origjinal për futbollin shqiptar.
Numri i klikimeve - 15
  E Merkure, 21 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›