E Diel, 1 Nëntor 2026

Kupa, Turi I, nuk luhet Vlora–TeutaDrejtuesit e klubit “Flamurtari” nuk lejuan zhvillimin e ndeshjes Vlora-Teuta.

Rrjetet sociale:

Një tjetër skandal në futbollin e varfër shqiptar. Takimi Vlora-Teuta, i vlefshëm për ndeshjen e parë të turit të parë të Kupës së Shqipërisë, Grupi B, nuk u zhvillua për një arsye shumë komike, por njëherësh edhe shumë serioze. Drejtuesit e klubit “Flamurtari” nuk lejuan zhvillimin e ndeshjes Vlora-Teuta. Arsyet kanë të bëjnë me mos marrjen e lejes nga skuadra e Vlorës, një klub i Kategorisë së Dytë dhe një rival i ri i Flamurtarit të famshëm. Pritet vendimi i Komisionit të Disiplinës për fatin e mëtejshëm të këtij çifti.
Numri i klikimeve - 16
  E Merkure, 21 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›