Kupa bindin Skenderbeu e Bylis
Skënderbeu dhe Bylis janë dy skuadrat që po marshojnë të sigurta drejt gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë.
Të dyja këto ekipe kanë regjistruar fitoret e treta në po kaq ndeshje në grupe dhe kryesojnë me 9 pikë. Ecuri falë së cilës ato kanë hipotekuar kualifikimin.
Korçarët nuk dinë të ndalen dhe kanë fituar 2-1 në fushën e Kastriotit. Vendimtarë kanë qenë sërish sulmuesit Pejiç dhe Plaku, që e mbyllën sfidën prej pjesës së parë.
Goli i Cacës në minutat e fundit nuk shërbeu. Nga humbja e krutanëve përfitoi Kukësi që mposhti 2-0 Shkumbinin dhe ngjitet në vendin e dytë të Grupit A me 6 pikë.
Në Grupin B, Flamurtari ka bërë një hap të rëndësishëm drejt kalimit në katër më të mirat. Vlonjatët mposhtën 2-1 Laçin, duke regjistruar fitoren e dytë në drejtimin e Ernest Gjokës.
Për kuqezinjtë, që ngjiten në kuotën e 6 pikëve, vendosën golat e Zeqirit dhe Muzakës. Fitore e rëndësishme përballë një rivali direkt.
Kjo edhe sepse Teuta duket e eliminuar përpara kohe. Durrsakët u mposhtën 5-0 në Ballsh dhe janë të fundit me zero pikë. Në anën tjetër, Bylis, ku Izuçuku e Bakiu realizuan dygolësha, konfirmon momentin e mirë dhe kryeson pas tre fitoreve.