E Diel, 1 Nëntor 2026

Maskat sulmojne kambistin beri rezistence qellohet me dy plumba

Katër grabitës te maskuar dhe te armatosur sulmuan dhe për plagosen një kampist ne lagjen Kala te qytetit te Elbasanit. 
Xhemali Liçi 50 vjeç u qëllua me pistoletë sapo ka dalë nga shtëpia, aty ku dhe i kishin bere prite.  50 vjecari ka bërë rezistencë ne mbrojtje te çantës ku kishte paratë, por kjo e ka ndëshkuar me dy plumba në trup, në shpatull e një në këmbë. 
4 personat janë larguar me një mjet nëpër rrugicat e lagjes Kala, ndërsa Xhemali Liçi është dërguar në spitalin e Elbasanit ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas mjekëve ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 
Autoret kane mundur ti marrin çantën me paret, por nuk behet ende e ditur vlera e shume qe kambisti kishte me vete kur doli nga shtëpia. Postoblloqe te shumta janë ngritur ne akset kryesore dhe ekspertet e policia kane bere shoqërimet e para te te dyshuarve. 
Gjatë 24 orëve të fundit në qarkun e Elbasanit kanë ndodhur dy grabitje me armë. Një grabitje me armë e maska u krye në Librazhd kur një punonjësi të postës ju  morën me forcë rreth 10 milion lekë pensione.  
Tre netë më parë persona ende të pa identifikuar grabitën një dyqan bizhuterish në afërsi të stadiumit “Ruzhdi Bizhuta”. Për të tre rastet policia nuk ka asnjë autor

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›