Kupa e Botës 2022, Skoci-Ukrainë do të shtyhet

Ndeshja e Ukrainës kundër Skocisë, e vlefshme për play off kualifikues të Kupës së Botës 2022 në Katar, do të shtyhet për shkak të pushtimit rus të Ukrainës. Këtë e raporton BBC, sipas së cilës Ukraina i ka kërkuar FIFA-s që ta zhvendosë ndeshjen, e cila ishte parashikuar të zhvillohej në Hampden Park më 24 mars.
Të njëjtin fat ka dhe ndeshja tjetër, ajo mes Uellsit dhe Austrisë. Po zhvillohen diskutime për caktimin e datës së re, ndoshta në qershor.