E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rusi- Ukrainë, raundi i tretë i bisedimeve, Reuters: Përparime të vogla

Pak minuta më parë ka përfunduar raundi i tretë i bisedimeve në Belovezhskaya Pushcha, midis Rusisë dhe Ukrainës. Bisedimet zgjatën rreth tre orë. Sipas ambasadës ruse në Minsk, në një postim në kanalin e saj Telegram konfirmohet ky fakt.

“Rundi i tretë i bisedimeve ruso-ukrainase në Bjellorusi ka përfunduar”, shkroi misioni diplomatik. 

Në fokus të bisedimeve ishin korridoret humanitare, për të lejuar civilët ukrainas të shpëtojnë nga veprimet ushtarake. Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se një negociator ukrainas konfirmoi se kishte pasur zhvillime të vogla.

Gjatë natës të së dielës, një propozim i ri nga Rusia u cilësua “i papranueshëm” nga zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, pasi u bë e qartë se njerëzve që ikin nga Kievi do t’u ofrohet kalim i sigurt në aleatin e Rusisë, Bjellorusinë, ndërsa ata në Kharkiv do të kenë një korridor që të çon në Rusi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›