Kupa e Botës për Klube, merkato e hapur nga 1 deri më 10 qershor

FIFA ka njoftuar se do të hapet një dritare e veçantë transferimi për Kupën e Botës për Klube, siç konfirmohet nga të 20 federatat anëtare, klubet e të cilave do të marrin pjesë në turne, do t’i lejojë të gjitha 32 ekipet pjesëmarrëse të nënshkruajnë me lojtarë të rinj për turneun.
Ata gjithashtu do të jenë në gjendje të zëvendësojnë dhe shtojnë lojtarë gjatë një periudhe të kufizuar të kompeticionit, i cili do të luhet nga 15 qershori deri më 13 korrik 2025 .
Kupa e re e Botës për Klube do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një vit para Kupës së Botës 2026 për ekipet kombëtare, e cila i është dhënë edhe SHBA-së (e cila do ta presë së bashku me Kanadanë dhe Meksikën).
Tashmë janë bërë të ditura 12 stadiumet ku do të luhen ndeshjet, me finalen në stadiumin MetLife të Nju Jorkut. Nga Atlanta në Miami, nga Orlando në Uashington, lista e vendeve të zgjedhura për këtë edicion të parë të “Fifa World Cup Club” përfshin gjithashtu Rose Bowl(vendi i finales Itali-Brazil 1994).