Kupa e Botës, skiatorja Colturi e katërta në etapën e Kronplatz

TIRANË, 22 janar /ATSH/ Skiatorja kuqezi, Lara Colturi i është afruar podiumit në garën e zhvilluar këtë të martë në Kronplatz, në Itali.
Skiatorja e Shqipërisë u rendit e katërta në këtë etapë të Kupës së Botës, 28 të qindtat larg vendit të tretë të amerikanes Paula Moltzan.
18-vjeçarja bëri një zbritje të dytë tepër të mirë në sllallomin gjigant, aty ku nuk arritën ta përfundonin disa nga skiatoret më të mira të momentit, si italiania Federica Brignone. Lara Colturi është e katërta në renditjen e përgjithshme në këtë disiplinë.
Këtë sezon skiatorja kuqezi ka arritur dy vende të dyta, duke përmirësuar dukshëm rezultatet nga dy sezonet e para në Kupën e Botës. Ndalesa e radhës për Lara Colturin do të jetë në fund të janarit në Francë.
/a.f/r.e/