E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Gjermanise Bajerni ne kerkim te nje tjeter trofeu

Bajerni i Mynihut do të luajë sonte në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë ndaj Volfsburgut.
Skuadra bavareze, synon ta fitojë edhe Kupën, pasi doli kampion, ndërsa ka si objektiv triumfin edhe në Champions.
Bajern e ka marrë seriozisht ndeshjen që do të luhet në Mynih në 20:30 dhe do hedhë në fushë formacionin më të mirë.
Mungesa e vetme është ajo e Frank Riberisë, për shkak pezullimi.
Nesër luhet gjysmëfinalja tjetër, mes Shtutgartit dhe Frajburgut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›