E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ajaks prane titullit kampion ne Holande

Duket se nuk ka më enigma për titullin kampion në Holandë. Ajaksi i Amsterdamit është pranë titullit pas fitores 3-2 në fushën e rivalit kryesor, PSV.
Tashmë, Ajaks është 5 pikë para vendit të dytë, që mbahet nga Vitese, ndërsa PSV është i treti, kur kanë mbetur edhe 4 javë deri në përfundim.
Nëse do të shpallej kampion, ky do të ishte titulli i tretë radhazi për bardhekuqtë dhe i 32-ti në histori, , ndonëse në Champions ka kohë që nuk janë në elitë, si dikur.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›