E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kupa e Gjermanisë, “Covid-19” anullon Jahn Regensburg-Verder

Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar po sjell përballjet më të spikatura të çerekfinaleve të Kupës së Gjermanisë në futboll. Dhe të martën, çerekfinalja e parë nuk është zhvilluar, për shkak të infektimeve me virusin “Covid-19”. 

Kupa e Gjermanisë në futboll, që është një nga ekskluzivitetet e spikatura sportive të Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar ka mbërritur tashmë në fazën e çerekfinaleve dhe në program të martën kanë qenë dy duelet e para. Në përballjen që duhej të çelte siparin e këtyre çerekfinaleve, Jahn Regensburgu i Bundesligës së dytë duhej të përballej me Verder Bremenin e Bundesligës së parë, në takimin që duhej të niste në ora 18:30, por që nuk u zhvillua. 

Kjo për arsye se një numër lojtarësh të skuadrës Jahn Regensburgut kanë rezultuar pozitivë për “Covid-19”, vetëm dy ditë pasi Mersad Selimbegoviç u diagnostikua me variantin britanik të virusis. Federata Gjermane e Futbollit ka bërë të ditur se po punon për organizimin e ndeshjes në një datë tjetër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›