Kupa e Ligës Angleze, sonte në RTSH Sport

Kupa e Ligës Angleze të Futbollit ka mbërritur në fazën e gjysmëfinaleve, teksa të mërkurën e shkuar u luajt takimi i parë i çiftit të parë dhe Çelsi ka fituar 2-0 ndaj Totenhemit, duke hedhur një hap drejt finales. Ndërsa takimi tjetër i gjysmëfinales, që supozohej të luhej të mërkurën e shkuar, Liverpul-Arsenal, u shty për shkak të rasteve të shumta me “Covid-19” të skuadrës vendase.
Kjo veprimtari madhore sportive ndërkombëtare është një ekskluzivitetet e Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar dhe Sonte në RTSH Sport mbrëmja do t’i kushtohet takimit të kthimit të çiftit Totenhem-Çelsi, me një bisedë përpara, me transmetimin e drejtpërdrejt të ndeshjes dhe me një analizë pas saj.
Në takimin e parë, Çellsi ka bërë një pjesë e parë mjaft të mirë, duke e mbyllur atë me një epërsi të dyfishtë, ndërsa e dyta nuk do të sjellë gola të tjerë dhe blutë vijnë me moral të lartë në ndeshjen e kthimit, ndërsa Totenhemit do t’i duhet shumë punë për të përmbysur këtë disavantazh.
Takimi tjetër i çiftit të gjysmëfinaleve, Liverpul-Arsenal, që ishte shtyrë për shkak të rasteve të shumta të infektimeve me “Covid-19”, do të luhet të enjten, ndërsa ai i kthimit më 20 janar 2022.