E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kupa e Mbretit: Barcelona kualifikohet me vë shtirësi

Dominuan për minuta të tëra, ranë në kurth, më pas realizuan përmbysjen që u dhuroi kualifikimin për në cerekfinalet e Kupës së Mbretit. Barcelona nuk e ka patur të letë përballë Rayo Vallecano. Pas një pjese të parë pa gola, katalanasit janë surprizuar në minutën e 63-të nga Fran Garcia, që i ka dhuruar avantazhin skuadrës vendase.

Por kanë mjaftuar vetëm 7 minuta që në fushën e lojës të vendosej barazpesha në rezultat, Messi ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës pas një topi të dhënë nga Griezmann. Dhjetë minuta para përfundimit të sfidës është Frenki de Jong që ka shënuar golin vendimtar, me vlerën e biletës për në cerekfinale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›