Agim Canaj merr drejtimin e Korabit

Korabi ka njoftuar gjatë ditës së sotme se Agim Canaj do të jetë trajneri i ri i skuadrës. Vetëm pak ditë më parë, Klevis Dalipi dha dorëheqjen nga posti i trajnerit, skuadra dibrane nuk është vonuar për të zgjedhur timonierin e ri, duke emëruar një ish-dinamovit, që ka drejtuar skuadra të ndryshme, edhe në Kategorinë Superiore.
Trajneri vlonjat është prezantuar sot para skuadrës dhe ka nisur menjëherë nga puna.
Njoftimi i klubit:
Zyrtare! Agim Canaj merr drejtimin e Korabit! Trajneri i ri u prezantua sot përpara ekipit. I urojmë suksese në vijim! #forcakorabi