NFL, Bota lutet për Hamlin, pësoi arrest kardiak në fushë

Duhej të ishte ndeshja e sezonit, por përfundoi vetëm pak minuta pas startit pasi mbi jetën asgjë nuk ka rëndësi. Të pranishmit në “Paycor Stadium” asistuan në një darmë të vërtetë kur mbrojtësi i Buffalo Bills, Damar Hamlin u përplas nga marrësi i Cincinnati Bengals, Tee Higgins.
Në momentin e parë mbrojtësi i Bills u duk sikur nuk pësoi gjë nga kontrasti madje u ngrit në këmbë. Por kaluan vetëm pak sekonda dhe ai u rrëzua pa ndjenja në tokë. Aty nisi dhe drama e vërtetë për të gjithë të pranishmit.
(Momenti i kontrastit)
Lojtarët në fushë e vunë re menjëherë se diçka nuk shkonte dhe ftuan stafin mjekësorë. Ekspertët sapo u njohën më shkallën e rëndësisë të ngjarjes vendosen të fusnin në fushë ambulancën për të shpëtuar jetën e 24-vjeccarit duke i bërë për rreth 9 minuta atë që konsiderohet si resusitacioni kardiopulmonar (CCPR).
Mësohet se edhe sot mjekët nuk kanë dhënë shpresa për lojtarin, i cili ende lufton për jetën. Periudha e arrestit kardiak ishte shumë e gjatë dhe për këtë arsye mendohet se edhe nëse do të jetojë pasojat do të jenë të rënda.
Sa i përket ndeshjes mendohet se do të luhet në një datë të re dhe do të niset në shifrat 7-3 për ekipin finalist të Super Bowl 2022, Bengals.