Shtypi iberik kritikon ashper harakirin madrilen

Pas asaj cka u pa ne Amsterdam Arena UEFA njoftoi dje se do te hape nje hetim lidhur me kete ceshtje
Partidazo y Mourinhada. Titulli i te perditshmes spanjolle AS permbledh me se miri naten me dritehije te Real Madridit. Skuadra spanjolle ne Amsterdam Arena shtypi 4-0 Ajaksin. Reali keshtu korri nje fitore te trefishte pasi per mbreteroret ishte triumfi i pare ne Vendet e Uleta. Gjithashtu ata siguruan vendin e pare ne grup si dhe ia dolen qe te pastronin disa prej futbollisteve kyce Ksavi Alosno dhe Serxho Ramos nga kartonet e verdhe. Kete te fundit klubi mbreteror e arriti fale gjetjes se radhes se Murinjos ne spanjisht cilesohen si Mourinhada.
Faktet
Per fitoren e thelle askush nuk mund te thote asgje gjithsesi skuadra e Realit u ka lene shteg medieve qe te trajtojne Murinjaden e radhes. Diskutohen kartonet e kuq te Serxho Ramosit dhe Ksabi Alonsos ne fund te ndeshjes te dy me urdher nga lart. Ne fund te ndeshjes Murinjo u shpreh i shqetesuar nga ndeshkimi i futbollisteve por fotot e publikuara dje nga mediat vendase vertetojne te kunderten. Speciali ne fillim i tregoi idene e tij zevendesit Cendo dhe me pas eshte fotografuar duke folur me portierin e dyte Jerci Dudek i dyti i zinxhirit te informacionit deri ne mberritjet ne destinacionin e fundit. Dudek ia transmeton urdhrin portierit Kasijas e ky i fundit Serxho Ramosit. Mbrojtesi me pas ia komunikon mesazhin edhe Ksavi Alonsos. I gjithe komunikimi eshte kryer vesh me vesh. Kjo situate rendohet edhe me shume kur mendohet se Kasijasi u hoq sikur kishte dhimbje ne bark dhe keshtu i dha mundesine portierit te dyte Dudek qe ti afrohej prane portes.
Situata
Alonso dhe Ramos nuk rrezikoheshin nga kartonet por u ndeshkuan me te verdhe gjate ndeshjes ne Amsterdam. Ne kete moment duke marre te dytin karton te verdhe ata rrezikohen nga rregulli qe me tre kartone nuk luan ne ndeshjen pasardhese. Prandaj Murinjo vendosi qe ti sakrifikonte lojtaret per ndeshjen e fundit ne grup kunder Okserit per ti pasur gati ne takimet pasardhese.
Kritikat e AS
Veteperjashtimi madrilen nuk i ka pelqyer fare shtypit spanjoll. Ne fakt nuk behet fjale per gazetat rivale qe mbeshtesin Barcelonen Sport dhe El Mundo Deportivo por per AA-in e lidhur ngushte me klubin galaktik. AS nuk e kursen aspak kritiken ndaj ketij episodi Alonso dhe Ramos provokuan veteperjashtimin e tyre ne nje menyre kaq te dukshme kaq feminore dhe kaq te hapur sa nuk qe e veshtire ta zbuloje makinacionin e Murinjos e vetmja mendje e afte te shpike dicka te tille dhe te sillet sikur ka ndodhur e kunderta disa ore me pas. Trajneri akuzoi gjyqtarin per karton te dhene lsquokollaj. Ishte pjese e lojes se filluar qe me urdhrin e trajnerit. Per kete episod shkroi dicka edhe vete drejtori i AS. Ishim shume te lumtur dhe me pas na u shfaq Murinjo - ky ishte titulli i editorialit te drejtorit te AS. - Nuk me pelqen. Me vjen shume keq qe po e them por nuk me pelqen. E pranoj idene qe ai eshte shume praktik dhe kerkon te kete gjithcka nen kontroll por perseri nuk me pelqen pasi ky stil nuk i ngjan modelit tim te sportit. Reali per shume vite ne Evrope ka dhene nje imazh krejt tjeter. Mendoj se nuk u soll mire me vete kete kompeticion. Me vjen keq edhe per Ajaksin. Kesaj skuadre futbolli i ka shume lsquoborxhe.
Marca dhe te tjerat
Nje tjeter e perditshme qe eshte prane galaktikeve Marca nuk beri komente te hollesishme duke u mjaftuar me publikimin e fotove dhe deklaraten enigmatike te Iker Kasiljasit ne dhomat e zhveshjes Duhet ti thosha dicka Ramosit e gjitha shkoi mire.
Nderkohe qe El Pais shkroi Real Madridi kontrollon edhe kartonet tashme ndersa Publiko replikoi Pa frena dhe pa turp. Per sa u perket medieve katalane El Mundo Deportivo foli per hetime te metejshme qe do te rrezikonin shume lojtaret qe bene harakiri.
UEFA nis hetimet
Per kete ceshtje dje ne oret e para te pasdites organi me i larte futbollistik ne Evrope UEFA nepermjet nje komunikate per shtyp beri me dije se ka nisur hetimet. Nderkohe qe nje zyrtar i saj per shtypin spanjoll kishte qetesuar madrilenet duke thene Ky nuk eshte mashtrim asgje nuk ishte ilegale. Gjithsesi pas tere kesaj historie nje gje eshte e sigurt Murinjo eshte rikthyer perseri me forca te reja pas atij skualifikimi qe mori ne Spanje.