Kupa e Shqipërisë: Elbasani, Vllaznia e Partizani, në çerekfinale

Elbasani, Vllaznia e Partizani janë tri skuadrat e fundit që kanë siguruar një biletë për në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.
Në fazën e 1-8-ave, Elbasani ka arritur të marrë një fitore 2-0 në “Niko Dovana” përballë Teutës, pavarësisht se 90 minutat u mbyllën në barazim 0-0. Në shtesë golat u shënuan nga Tsague 98’dhe Lleshi 113’. Kjo ndeshje erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.
Në “Loro Boriçi”, në ndeshjen që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH2, Çoba bën heroin për skuadrën e Vllaznisë duke i dhënë fitoren, njëkohësisht edhe kualifikimin, përballë Besës në minutën e 108-të. Koha e rregullt u mbyll 0-0.
Partizani ka siguruar kalimin në çerekfinale me një fitore 2-0 përballë Apolonisë. Pas një pjese të parë pa gola është Keko që vulos fitoren me një dygolësh(48’ dhe 66’).