E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kupa e Shqipërisë/ Ndeshjet e fazës së 1/8-ve luhen më 14 dhe 15 janar 2025

Ndeshjet e fazës 1/8 të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohen më 14 dhe 15 janar 2025. Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar datat dhe oraret e takimeve.

Më 14 janar janë planifikuar dy ndeshje, ndërsa gjashtë takimet e tjera do të luhen një ditë më pas, më 15 janar.

Në këtë fazë të Kupës do të marrin pjesë edhe ekipet e renditura nga vendi i parë deri në vendin e tetë në “Abissnet Superiore” gjatë sezonit 2023-2024. /FSHF

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›