E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Policët e Dobraçit kthehen në detyrë, nuk ndaluan të dyshuarin në vendin e masakrës

Gjykata e Apelit të përgjithshëm hoqi masat e pezullimit nga detyra për 4 efektivët e shqiponjave në Shkodër që nuk ndaluan personin e paidentifikuar në vendngjarje, (i dyshuar Ibrahim Lici) në masakrën e Dobraçit me 4 viktima.

Po ashtu Gjykata e Apelit ndryshoi vendimin e Gjykatës së Shkodrës duke hequr edhe masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit.

Tashmë efektivët e policisë do të hetohen me masën e detyrimit për t’u paraqitur në prokurori.

Nga masakra e Shkodrës humbën jetë Hamza Lici dhe Arlind Bushati, si edhe çifti i bashkëshortëve, Bashkim dhe Flutura Basha. Ngjarje ende e mbetur pa autor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›