E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kupa e Shqiperise Tirana Dinamo dhe Vllaznia luajne per te shpetuar sezonin

Skenderbeu para Flamurtarit teston Besen. Dinamo e Tirana perballje te lehte vetem ne leter

Pervec Skenderbeut te tera ekipet e tjera qe luajne sot cerekfinalet e Kupes se Shqiperise pothuaj se kane hequr dore nga kampionati. Keshtu Kupa mbetet mundesia e tyre e vetme per te shpetuar sezonin pra per te fituar nje titull qe do ti siguronte edhe nje vend ne kupat e Evropes vitin e ardhshem.

Grupi A

Ne grupin A kryendeshja do te jete ajo midis Skenderbeut dhe Beses. Kavajasit qe jane edhe kampionet ne fuqi do te kerkojne qe te perserisin edhe nje here magjine e vjetshme nderkohe qe Skenderbeu do te luaje me mendjen nga fundjava kur do te prese Flamurtarin takimi i vlefshem per javen e 21-te te Superliges Shqiptare. Per Besen ecuria ne Kupen e Shqiperise do te ishte mjaft e rendesishme pasi vetem keshtu do te mund te arrije nje vend te kupat e Evropes. Ne kampionat djemte e Gerti Haxhise ndodhen ne vendin e 10-te ne kuoten e 22 pikeve pra plot 13 pike larg Vllaznise qe mban vendin e trete vend ky qe do ti siguronte eliminatoret e Liges se Evropes. Nderkohe qe nje tjeter takim interesant i ketij grupi do te jete edhe ai qe do te luhet ne Loro Borici. Skuadra e Vllaznine do te prese ekipin e Lacit.

Grupi B

Nje nder takimet e grupit B eshte ai midis Shkumbinit dhe Dinamos. Kjo ndeshje me shume se nga pasha qe kane skuadrat behet mjaft terheqese per nga vete historia e ketyre dy klubeve. Edicionin e kaluar Shkumbini e eliminoi Dinamon pikerisht ne fazen cerekfinale te Kupes se Shqiperise duke i hequr mundesine bluve te benin double pas fitimit te kampionatit. Sulmuesi peqinas Roland Dervishi autori i nje goli ne fitoren 3-2 ndaj Elbasanit ne javen e 20-te synon nje tjeter gol ndaj 13 here fituesve te Kupes. Dinamo mbetet nje prej skuadrave me te forta te kampionatit tone. Objektivi yne do te jete fitorja. Personalisht shpresoj te shenoj ne porten e Dinamos - tha 28-vjecari Dervishi autor i 2 golave ne kete sezon. Shkumbini do te luaje kunder Dinamos me dyshen sulmuese Dervishi-Gerbovic me kete te fundit qe ka realizuar 6 gola ne kampionat. Takimi i kater cerekfinalist eshte ai midis Bylisit dhe Tiranes. Ne pamje te pare duket se rruga drejt gjysmefinales eshte ne disheze per Tiranen por ja ne te vertete eshte krejt e kunderta. Themi keshtu pasi ekipit bardheblu do ti duhet qe te perballet me skuadren qe ne 16-she ka eliminuar pikerisht Flamurtarin. Per Tiranen kjo sfide eshte mjaft e rendesishme. Ecuria ne kete kompeticion per skuadren e Misho Krsticevicit eshte jetike duke qene se ne kampionat gjerat jane nderlikuar se tepermi. Flamurtari eshte larguar plot 14 pike dhe tani duket se askush tek Tirana nuk pretendon me per titull. Nje fakt te tille e ka nenvizuar edhe trajneri kroat. Tashme vendi i pare duket larg dhe ne duhet te perqendrohemi te Kupa e Shqiperise nje tjeter objektiv i Tiranes. I kemi potencialet per ta bere tonin kete trofe ndaj kemi filluar te mendojme per ndeshjen qe do te luajme neser ne Ballsh ku shpresojme te arrijme nje rezultat pozitiv qysh ne ndeshjen e pare - u shpreh kroati i pankines se Tiranes Misho Krsticevic.

Turi i trete Cerekfinalet

Grupi A

Skenderbeu-Besa

Vllaznia-Laci

Grupi B

Shkumbini-Dinamo

Bylis-Tirana

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›