Liga e Kampioneve Arsenali shpreson ti rishfaqet fantazma e Barces

Ekipi i Guardioles kete fundjave barazoi ne Gijon me Sportingun. Arsenali ka rikuperuar Samir Nasrine
Takimi midis Arsenalit dhe Barcelones eshte njeri prej dueleve me terheqese te 16-ve te Liges se Kampioneve. Keshtu ne Emirates Satdium topcinjte e Arsen Vengerit do te kerkojne te hakmerren per eliminimin qe u shkaktoi Barca nje vit me pare si dhe per ate finale te humbur ne France ne 2006-n. Tashme Arsenali shpreson qe sot ne fushe te zbrese fantazma e Barces ajo qe u shfaq edhe kete fundjave ne Gijon ku vendasit e Sportingut barazuan me katalanasit 1-1. Me kete rezultat ekipi i Guardioles jo vetem qe i dha shansin Realit qe ti rikuperonte dy pike ne klasifikim por edhe prishi serine e 16 fitoreve radhazi ne La Liga.
Faza e pare
Ne kete edicion te Liges se Kampioneve te dy keto skuadra nuk kane zhvilluar ndeshje te mira gjate fazes se grupe. Ne 6 ndeshjet e para ekipi i Arsenalit grumbulloi vetem 12 pike. Djemte e Vengerit moren vendin e dyte ne grupin H. Me mire sesa ata beri Shaktari nderkohe qe ne vendin e trete dhe te katert u rendit respektivisht ekipi i Brages dhe ai i Partizanit te Beogradit. Gjate fazes se pare duhet thene se Arsenali ka marre pike te plota ne tri takimet qe ka zhvilluar ne Londer. Madje ne keto takime ata kane realizuar plot 14 gola 18 te tille qe kane realizuar gjate 6 takimeve. Nga ana tjeter edhe Barcelona duhet thene se nuk ka marre maksimumin nga nje grup ku kishte si rivale ekipet e Kopenhagenit Panathinaikosit dhe ate te Rubin Kazanit. Perballe ketyre kundershtareve skuadra e Pep Guardioles ia doli qe te renditej e para duke marre 14 pike. Keshtu spanjollet ne grupin D lane pas Kopenhagenin Rubin Kazanin dhe Panathinaikosin. Per ekipin katalanas ky ishte viti i katert radhazi qe kualifikohen si te paret ne grup me kater fitore dhe dy barazime. Barcelona ne tri takime qe ka zhvilluar jashte ka fituar vetem nje me Panathinaikosin.
Historia
Ndeshja Arsenal - Barcelona eshte nje nga ato takime ky rivaliteti midis skuadrave eshte shume i ri. Themi keshtu pasi per here te pare te dy klube jane takuar ne sezonin 1999/2000 te Liges se Kampioneve. Ne ndeshjen e pare ne Spanje skuadrat jane ndare ne barazim 1-1 nderkohe qe ne Wembley ekipi i Barces ka mundur thelle 4-1 topcinjte londinez. Ne keto dy takime ka edhe nje fakt mjaft interesant pikerisht Pep Guardiola qe sot eshte teknik i Barces ne ato dy takime ka qene kapiteni i ekipit nga Katalonja. Nderkohe qe qendermbrojtesi i Barces Karles Pyjol ka qene ulur ne stolin e rezervave ne takimin e kthimit ate te Wembleyt. Gjithsesi pas ketyre dy ndeshjeve dy skuadrat ne fjale jane perballur edhe ne nje takim ku ne mes ka qene kupa me veshe te medhenj. Keshtu ne edicionin 2005/2006 te Liges se Kampioneve ne finalen e mbajtur ne Stade de France ekipi i Barces mundi 2-1 pikerisht Arsenalin e Vengerit. Nje tjeter perballje midis dy klubeve ka qene edhe ajo e nje viti me pare. Pra pikerisht ne edicionin 2009/2010 te Liges se Kampioneve po ne 16-she dy skuadrat kane kryqezuar shpatat. Ne takimin e pare qe u luajt ne Emirates Stadium ekipi i Arsenalit arriti qe te kthente ekuilibrat me golin e Uollkotit dhe Fabregasit. Me pare per spanjollet kishte realizuar pikerisht Zllatan Ibrahimovic. Nderkohe qe per sa i perket takimit te kthimit duhet thene se Barca rregulloi gjithcka duke mposhtur 4-1 topcinjte duke siguruar keshtu nje vend te tete ne me te mirat e kontinentit te vjeter.
Mungesat
Per ndeshjen e sotme Arsen Vengerit do ti duhet qe te beje pa Diabine Denilsonin Vermalenin dhe Fabianskin. Te tere keta lojtare jane te demtuar. Nderkohe qe Barkari Sanja nuk do te jete ne korsine e djathte pasi eshte pezulluar per shkak kartonesh. Keshtu ne vend te tij tekniku francez do te aktivizoje qe nga minuta e pare Emanuel Ebuene. Nderkohe qe per sa i perket rikthimeve duhet thene se i takimit do te jete Samir Nasri. Fantazisti francez ka rikuperuar ne kohe demtimin qe pesoi pak jave me pare. Nga ana tjeter Pep Guardioles do ti mungoje qendermbrojtesi me pervoje Karles Pyjol. Nderkohe qe ne stol nuk do te ulet as sulmuesi i krahut Heferen. Per sa i perket te rikuperuarve tekniku nga Katalonja do te mund te aktivizoje qe nga minuta e pare Serxho Busketsin Erik Abidalin dhe Pedro Rodriguezin. Qe te tre keta te fundit nuk jane aktivizuar kete fundjave ne Gijon.
Sfida brenda sfides
Ne nje takim te tille ka dhe shume sfida te vogla midis aktoreve ne fushe. Keshtu per tu permendur eshte ajo e teknikeve. Ne edicionin 1993/94 te Liges se Kampioneve Guardiola si kapiten i Barces mundi dy here Monakon qe drejtohej nga Vengeri. Ne takimin e pare qe u zhvillua ne Spanje vendasit triumfuan 2-0. Nderkohe ne takimin e dyte kuqeblute fituan minimalisht 1-0. Nje tjeter sfide qe do te shohim sot ne fushe eshte edhe ajo midis Fabregasit dhe Barcelones ekipi qe nuk vleresoi aq sa duhet mesfushorin. Ky i fundit ne shtator te 2003-shit ne moshen 16-vjecare u largua nga Katalonja drejt Arsenalit pasi ne vendlindje nuk cilesohej si talent. Tani ky gabim do ti kushtoje shtrenjte ekipit te Guardioles. Presidenti i Barces Rosel i ka ofruar Arsenalit per te marre sherbimet e lojtarit plot 50 milione euro. Nje tjeter sfide mjaft interesante eshte edhe ajo midis sulmuesit te Arsenalit Robin Van Persi dhe kolonise se spanjolleve te Barces. Spanja e Pikese Pujolit Ksavit Iniestes Vijes Pedros dhe Busketsit mund ne finalen e Boterorit Holanden e mengjarashit. Gjithashtu duhet thene se jo me me pak mllef do te luaje edhe Vermaleni. Qendermbrojtesi i Belgjikes ka qene titullar ne La Korunja ne nje takim te vlefshem per eliminatoret e Boterorit 2010 ku Spanja poshteroi kundershtaret me rezultatin e thelle 5-0.
Formacionet e mundshme
Arsenali Shezni Ebue Koskielni Zhuru Klishi Song Uilshajer Uollkot Fabregas Arshavin Van Persi
Barcelona Valdes Dani Alvesh Pike Abidal Maksuell Ksavi Buskets Iniesta Vija Mesi Pedro