Kupa e Shqipërisë në Volejboll, Vllaznia e nis me fitore

Vllaznia në volejboll për meshkuj i ka nisur me fitore ndeshjet e Kupës së Shqipërisë në fazën e grupeve. Pikërisht në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”, Shkodër, kuqeblutë kanë fituar 3-1 ndaj Erzenit. 25-19 seti i parë për Vllazninë.
Janë kundërpërgjigjur në të njëjtat shifrat lojtarët shijakas në setin e dytë. E më pas Vllaznia ka rrëmbyer dy sete njëherazi, 25-20 dhe 25-18, dhe në një hark kohor prej një ore e 36 minutash, ka fituar 3-1.