E Diel, 1 Nëntor 2026

“Korça Open Air 2025” në edicionin e 14-të

46 pilotë nga 10 shtete, ndërsa limiti i pjesëmarrësve ishte 120 pilotë. Janë këto shifrat e “Korça Open Air 2025” në sportin e aeronautikës, që po zhvillohet në Lumalas dhe që po vjen drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Në paraditen e së shtunës, teksa koha e kthjellët dhe pa erë i ka lejuar pilotët të kryenin të gjithë programin e tyre të fluturimit, janë zhvilluar tre raunde. Në raundin e parë, kjo në disiplinën e paraglidingut, në vendin e parë ishte Lisjeta Thaçi.

Në përfundim të raundit të dytë ka kryesuar Migjen Shala, kurse në përfundim të raundit të tretë në vendin e parë ishte Tomas Evington. Gjatë së dielës do të zhvillohen dhe tre raundet e fundit, ndërsa do të shpallet dhe fituesi i edicionit të 14-të të Korça Open Air 2025.

Për herë të parë do të ketë fluturime dhe për fëmijë si një mundësi për t’i edukuar dhe për t’i mësuar që ta vazhdojnë sportin e aeronautikës, teksa në Radio Televizionin Shqiptar nuk është hera e parë që vijnë transmetime të tilla. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›