E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e liges triumfon Uest Ham United

Uest Ham United turperon trofembajtesit e Manchester United duke u imponuar 4-0 per te arritur ne gjysemfinale te Kupes se Liges. Ne Upton Park protagonisti i takimit me dy gola ka qene Jonathan Spector i dale pikerisht nga akademia e Manchester. Spector ka shenuar golin e pare ne minuten e 22 duke shfrytezuar me se miri kromimin e Victor Obinna.
24-vjecari ka shenuar dopieten personale ne minuten e 37 kur edhe nje here Obinna krijon panik brenda zones dhe Spector perfiton duke thyer portierin ne shtyllen e afert. United vuan dhe Cole me koke shenon golin e trete ne minuten e 56 ndersa i duhen vetem 10 minuta per te fundosur fare United. Me kete rezultat skuadra e vendit te fundit ne Premier League thyen pathyeshmerine e Manchster ne te gjitha kompeticionet qe zgjaste prej 29-ndeshjesh.

Edhe Arsenal avancon me tej ne kete kompeticion pas fitores 2-0 ne Emirates kunder Uigan Athletic per cerekfinalet e Kupes se Liges. Edhe pse me shume ndryshime ne formacion londinezet arrijne te kalojne ne avantazh tre minuta perpara fundit te pjeses se pare fale autogolit te Antolin Alcaraz. Skuadra e Venger dominon fushen pas avantazhit dhe dyfishon shifrat ne minuten e 65 kur Nicklas Bendtner e dergon topin ne shtyllen larg portierit qe nmuk mund te beje asgje. Gjithesesi kjo fitore e Arsenal mund te krijoje problem per klubin per shkak te futjes ne fushe te disa tifozeve perpara fundit te takimit.

Eno Skarco

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›