E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjisoret femra pushtojne skenen

Vitet e fundit skena e teatrove shqiptare eshte mbizoteruar nga regjisoret meshkuj por fituesit e festivalit te regjisoreve te rinj kete vit jane te gjitha femra. Mes 13 aplikanteve te 8-te projektet e perzgjedhura kane per autore tete regjisore te reja femra.

Ndoshta nga aplikuesit paten epersi femrat kete vit dhe kjo nuk ishte ne zgjedhjen tone. Vleresimi ka qene i tille vetem per kete arsye sepse e merituan me te mirat. Ne besojme ne fakt tek virytet e tyre me te mira tha Herida Duro Drejtoria e Artit MTKRS.

Regjisorja Alma Hoti fituesja e edicionit te vjetshem njekohesisht pjesemarese edhe kete vit ne festival eshte e bindur se bre4zi i ri i regjisoreve femra do te sjell nje ere te re ne teater.

Pergjithesisht femrat jane shume me te prirura per te zgjedhur pjese te cilat jane te ndjeshme per shpirtin. Ne kohen ku ne jetojme kemi shume nevoje te prekim shpirtin sepse po jetojme me material. Kam pershtypjen qe ka ardhur koha qe dhe femrat regjisore te vijne ne pah dhe ua siguroj qe me shpirtin e femres nuk luhet kollaj. Keshtu qe sa me shume te jene te ndjeshem femrat aq me edukuese do jete dhe per publikun qe do te vij ta ndejke. Kushtet nuk i kemi por forcat nuk na mungojne vullneti nuk na mungon u shpreh regjisorja Alma Hoti.

Prej tre javesh ne sallen e Teatrit Kombetar kane nisur te realizohen projektet e te rinjve te cilat do te konkiurojne per javen e festivalit ku do te percaktohet edhe drama fituese.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›