E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e mbretit, sonte bileta e fundit

Barcelona barazon dy me dy me Atletikon e Madridit ne ndeshjen e kthimit te luajtur ne Kamp Nou , por kualifikohet per ne çerekfinalet e Kupes se Mbretit. Ndeshjet e nje nate me pare kane percaktuar shtate nga tete skuadrat qe vijojne rrugetimin. Barcelona luan deri diku per spektakel pasi fitoi takimin e pare ne shifrat 1-3. Per vendasit shenuan Bojan Kerkiç dhe Gudjonsen, ndersa madrilenet realizuan me ane te Sinama e Pongole. Veshtiresi ka hasur Valencia edhe pse luante ne fushen e saj kunder Rejsing Santander. 90 minutat perfunduan ne barazim 1 - 1, ashtu si ne takimin e pare, por ne shtese Valencia shenoi dy gola. Sevilja ka nje ndeshje formale ndaj Deportivos, andaluzet fituan 3 - 0 pasi kishin mundur 2 - 1 rivalet ne takimin e pare. Katalanasve te Espanjol u ka mjaftuar nje gol i shenuar ne minuten e 7-te nga Roman per te prere bileten pasi ne ndeshjen e pare me Poli Ejido ishin mundur 3 - 2. Betis eleminoi modestet e Real Union fale nje goli te Arzu, ndersa Sporting Gijon u mund 2 - 1 ne fushen e Vajadolid, por fitorja 3 - 1 e nje jave me pare i dha nje vend ne çerekfinale. Ekipi tjeter i kualifikuar eshte Majorka qe eliminoi Almerian, ndersa sonte Atletik Bilbao dhe Osasuna ndeshen per bileten e fundit, ndeshja e pare perfundoi ne barazim 1 - 1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›