E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuqezinjtë kalojnë në avantazh përballë Andorës, Manaj shënon pas një krosi perfekt të Asllanit

Shqipëria ka shënuar golin e parë të ndeshjes përballë Andorës. Kanë mjaftuar vetëm 9 minuta lojë që kuqezinjtë të zhbllokojnë rezultatin, duke çuar në peshë stadiumin “Arena Kombëtare”.

Një faull i fituar nga Broja, një kros i saktë i Asllanit, dhe Rei Manaj shënon për Shqipërinë.

Një ndeshje totalisht tjetër nga ajo që pamë tre ditë më parë përballë Anglisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›