E Hënë, 2 Nëntor 2026

E rëndë në Berat, plagoset me thikë 85-vjeçari

Një plagosje me thikë ka ndodhur mrbëmjen e sotme në qytetin e Beratit. Sipas informacioneve 37-vjeçari A.F ka plagosur me thikë 85-vjeçarin T.B, pas një sherri ëpr motive të dobëta.

Njoftimi:

Rreth orës 19:00, në lagjen, Çelepias, Berat, në ambientet e një lokali, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. F., 37 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë),  shtetasin T. B., 85 vjeç , i cili ndodhet në spital.

Shërbimet e Policisë, ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›