E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuqezinjte ne kor Ndaj Luksemburgut duhet te ruajme qetesine

Te besuarit e Kuzhese filluan dje pergatitjet per sfiden e se martes

Pika e marre ne Rumani ne ndeshjen hapese te ketyre eliminatoreve per Euro 2012 ku Shqiperia merr pjese ne grupin D e ka rritur shume moralin ne radhet e kuqezinjve. Keto te fundit kane vuajtur jo pak ne Ceahlul per te marre nje pike perballe nje kundershtari te forte si Rumania. Pas nje dite pushim dje rreth ores 1100 futbollistet e kombetares shqiptare iu rikthyen perseri punes. Te marten te besuarit e Kuzhese ndryshe nga takimi pare kualifikues kane vetem nje objektiv fitoren. Gjate konferences per shtyp te mbajtur dje ne ambientet e Hotel Dyrrah ne Durres Duro Muzaka dhe Jonuzi ishin te njejtit mendim kur thane se ne takimin e radhes ekipi duhet te futej ne fushe me besim ne vetvete dhe me shume qetesi.

Duro Skuadra reagoi me se miri ne Rumani

Edhe pse ne takimin e se premtes nuk ishte nga me te miret ne fushe Klodian Duro me shume mundesi do te zgjidhet perseri nga trajneri Josip Kuzhe qe te luaje qe nga minuta e pare. Futbollisti kesaj radhe duket se do te jete nje nga pikat kyce pasi ndaj Luksemburgut kuqezinjve do trsquou duhet qe te jene per 90 minuta me mendje te qete pra te mos humbin toruan nese goli nuk vjen qe ne minutat e para. Vete elbasanasi perpara se te komentonte ndeshjen ne Rumani tregoi se Shqiperia duhet te luaje 90rsquo e perqendruar maksimalisht. Ish-mesfushori i Tiranes me tej vazhdoi Them se skuadra reagoi mjaft mire pas golit qe mori ne Rumani. Ne gjetem forcat per te barazuar ate takim. Lojtaret mblodhen forcat dhe moren ate qe deshen. Per sa i perket ndeshjes se radhes them se nuk duhet te shperqendrohemi nese nuk gjeme golin qe ne fillim.

Muzaka Goli ishte i rendesishem pasi erdhi pas dizavantazhit

Nje tjeter protagonist i konferences per shtyp ishte edhe Gjergji Muzaka. Lojtari qe i dha piken e arte Shqiperise ne nje vend kur prej 60 vitesh vetem mundej. Mesfushori i Dinamos tregoi se goli im ishte mjaft i rendesishem per vete faktin se erdhi ne minutat e fundit te lojes kur skuadra ishte ne dizavantazh.

Jonuzi Me mjafton prania ketu

Sulmuesi i ri i kombetares kuqezi Ahmet Jonuzi gjate konferences per shtyp nuk fshehu gezimin qe ndodhej per here te pare mes te perzgjedhurve te trajnerit kroat Josip Kuzhe. I riu qe militon ne kampionatin ukrainas ne radhet e Vorskla Poltavas tregoi se do te jete gati ne cdo moment kur perfaqesuesja te kete nevoje per kontributin e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›