E Diel, 1 Nëntor 2026

Tek Birra Korca dolli nga presidenti Vicenzo Matarrese

Per here te pare shijoj nje birre dhe aq me teper te nje cilesie te tille

Vizitoreve te shumte VIP qe kane treguar interes per te pare nga afer funksionimin e fabrikes Birra Korca u eshte shtuar edhe presidenti i klubit te futbollit te Barit ne Itali Vicenzo Matarrese. Per here te pare shijoj nje birre dhe aq me teper te nje cilesie te tille. Kete vleresim e shprehu dje menjehere pasi shijoi birren Korca biznesmeni italian Vicenzo Matarrese president i grupit Matarrese ne Bari.

I shoqeruar nga investitori i fabrikes Birra Korca Irfan Hysenbelliu biznesmeni italian u njoh me cdo repart pune te kesaj fabrike. Gjate vizites ne fabrike Matarrese shprehu here pas here vleresimet e tij pozitive per punen e bere ne keto ambiente sipas tij mjaft moderne. Biznesmeni i njohur italian shprehu konsiderata mjaft te mira jo vetem per kujdesin qe konstatoi ne pune por edhe per pastertine dhe teknologjine e larte te prodhimit te birres. Sipas tij vizita ne fabriken Birra Korca eshte nje nxitje bashkepunimi me biznesin shqiptar. Bashkepunime te aferta jane parashikuar mes dy biznesmeneve Hysenbelliu dhe Matarrese ne fushen e importit te Birra Korca duke e zgjeruar tregtimin e saj edhe me shume jashte Shqiperise. Presidenti i klubit te futbollit te Barit Vicenzo Matarrese beri nje vizite private ne fabriken Birra Korca. Eumlshte kenaqesi qe nje mik i tille e viziton fabriken tone. Ai vjen si nje investitor i rendesishem dhe ne kete kuader edhe per bashkepunim te dyanshem - u shpreh investitori i fabrikes Irfan Hysenbelliu. Ai theksoi se Birra Korca po pergatitet per nje eksport te konsiderueshem sidomos tani qe ka perfunduar rikonstruksioni i plote i kesaj fabrike dhe prodhimi ka arritur jo vetem standarde te larta por eshte ne gjendje te perballoje si kerkesa te tregut vendas edhe atij te huaj. Ne po pergatitemi per nje eksport te konsiderueshem. Kemi filluar me Greqine para dy muajsh dhe do te vazhdojme eksportin me Kosoven SHBA-ne dhe Italine - beri te ditur Hysenbelliu. Miku i tij biznesmen nga Bari i Italise kishte degjuar me pare per fabriken Birra Korca por me njohjen nga afer te saj ai ka treguar edhe me shume interesim per eksportin e kesaj birre ne Itali. Biznesmeni italian shprehu konsideratat me te mira per standardet e fabrikes dhe te birres.

Biznesmeni italian investime ne Shqiperi

Biznesmeni italian Vicenzo Matarrese eshte president i grupit Matarrese ne Bari dhe njeherazi edhe president i klubit te futbollit te ketij qyteti. Ai e ka shtrire biznesin e tij me investime mjaft te rendesishme edhe ne Shqiperi. Nje prej ketyre investimeve eshte edhe rruga qe do te lidhe Shkodren me Malin e Zi por sic edhe u shpreh ai bashkepunimet me biznesmenet shqiptare do te vijojne

Z. Matarrese kjo eshte hera e pare qe ju njiheni me nje investim te rendesishem sic eshte ky i fabrikes Birra Korca

Kam ardhur tri here ne Shqiperi dhe cdo here qe vij ketu shikoj qe ky vend rritet dhe zhvillohet gjithnje e me shume. Korca dhe Shqiperia ne pergjithesi jane nje xhevahir. Edhe kjo fabrike qe vizituam sot dje tregon se shqiptaret pak e nga pak dhe dora-dores po behen me te zote se italianet dhe Evropa. Uroj jo vetem investitorin Z. Irfan por te gjithe shqiptaret te bejne me perpara.

Kishit informacion se kjo fabrike eshte hapur para shume vitesh nga nje biznesmen italian dhe tashme ka arritur nje stad te tille nga nje biznesmen shqiptar

Me behet qejfi qe italianet kane iniciuar kete fabrike. Jemi te kenaqur qe ky investim tani eshte mjaft modern. Ne vete vazhdojme investimet ne Shqiperi aktualisht ne rrugen Shkoder-Mali i Zi. Kur viziton kete fabrike te vjen deshira te vish e te punosh me shqiptaret. Dhe ne kemi disa projekte bashkepunimi me Z. Hysenbelliu per biznesin nje nga te cilet eshte edhe eksporti i Birra Korca ne Itali.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›