E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuqezinjte shkelqejne por marrin vetem 1 pike

Kombetarja kuqezi edhe pse pa trajnerin Kuzhe ne stol luajti nje loje dinjitoze dhe ka marre nje barazim mese te merituar perballe Bosnjes ne ndeshjen e luajtur ne stadiumin kombetar Qemal Stafa.

Ndeshja nisi e balancuar me te dyja skuadrat me shume te kujdesshme per te mos pesuar gol. Pikerisht kete te fundit te paret qe e gjejne ishin boshnjaket te cilet duke perfituar edhe nga mungesa e Agollit ne krahun e majte te mbrojtjes shqiptare i cili kishte dale per te marre ndihmen mjekesore pas nje demtimi te pesuar ne gju gjejne golin e avantazhit me ane te sulmuesit Ibisevic qe shfrytezon mjaft mire nje kros te ardhur nga e majta e mbrojtjes kuqezi.

Kuqezinjte mundohen te reagojne dhe ne nje rast te tille sulmuesi shkodran Hamdi Salihi godet traversen kundershtare pas nje topi perfekt te marre nga mesfusha qe gjithesesi le rezultatin 0-1 per miqte. Por kur mendohej se 45 minutat e para po perfundonin ne disavantazh te Shqiperise nje top i prekur qellimisht me dore nga boshnjaku Mravac sjell nje goditje denimi per kuqezinjte mjaft prane vijes se zones se rreptesise. Ekzekutimi merret persiper nga Duro i cili godet mjeshterisht duke barazuar gjithcka. Pjesa e pare perfundon 1-1.

Fraksioni i dyte i takimit nis me mire per kombetaren shqiptare. Kuqezinjte shfaqen disa here te rrezikshem me aksione model por finalizimi i tyre mbeti nje tabu deri ne perfundim te ndeshjes. Takimi u mbyll ne barazim 1-1.

Pas kesaj ndeshje Shqiperia duke perfituar edhe nga barazimi pa gola i Bjellorusise me Luksemburgun renditet e para ne grup ne kuoten e 5 pikeve duke lene pas bjelloruset po me 5 pike dhe Bosnjen me 4 pike. Te shtunen luhet ndeshja tjeter e grupit tone ajo mes Frances dhe Rumanise dy pretendenteve kryesore per kualifikim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›